Tirana Hotel Ksamil

Hotel Tirana Ksamil është një hotel familjar, godinë e re katër katëshe, pranë detit Jon, në fshatin e famshëm turistik Ksamil.

Dhomat e hotelit janë shumë të rehatshme, kanë mobilim standart dhe padyshim pamje shumë të bukur nga deti. Hoteli është i pajisur me Parking privat për klientët e tij. Hoteli është i dezinfektuar, mbrojtur sipas Standarteve të Higjenës.

Vizioni ynë
Vizioni ynë është të mirëmbajmë dhe zhvillojmë nje hotel dinamik, të suksesshëm dhe mikrpritës, duke synuar të hedhim hapa të reja përpara, të shtojmë dhe përmirësojmë produktet dhe shërbimet tona, me qëllim për t’ua bërë sa më të këndshme dhe të paharrueshme pushimet tuaja.

Ne jemi shumë të përkushtuar të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer, jo thjesht për të kënaqur, por edhe tejkaluar kërkesat e klientelës sonë.

Guidë turistike
Tirana Hotel Ksamil ju ofron klientëve të vet guidë tuistike me varkë në ishujt dhe gjiret më të bukur të ksamilit. Gjithashtu klientëve ju ofrojmë vizitë në Butrint, që njihet për vlerat e mëdhaja arkeologjike, shkencore dhe për biodiversitetin.