Ksamili

Ksamili ndodhet në cepin më jugor të Shqipërisë, buzë detit Jon, vetëm 1.6 milje larg ishullit Grek të Korfuzit.

Është rreth 284 km larg nga Tirana dhe 267 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Ksamili është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhet e tij përrallore me ujë të pastër dhe ishujt e vegjël përballë, e bëjnë Ksamilin një vend ideal për pushimet tuaja.

Qëndruar në Ksamil mund të vizitoni:
Qytetin e lashtë të Butrintit, një zonë e Trashëgimisë Botërore nën mbrojtjen e UNESCOS dhe një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme në Shqipëri e Ballkan, rrënojat e qytetit të lashtë të Onkesmusit, Muzeun Etnografik, burimin natyror “Syri i Kaltër”, rrënojat e Foinikes në fshatin Finiq, kalanë e vogël të Ali Pashës në fshatin Vrinë, kishën e “Shën Kollit” në fshatin Mesopotam si dhe ishujt e bukur të Ksamilit.